AKTUALITET, 7 Tetor 2025, 23:01

“Procesi u mbyll”/ Ermal Hasimja tërhiqet nga gara për Bashkinë e Tiranës: I uroj suksese Florian Binajt!

“Procesi u mbyll”/ Ermal Hasimja tërhiqet nga gara për

Ermal Hasimja ka njoftuar publikisht tërheqjen nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës, vetëm pak ditë pasi kishte shprehur dëshirën për të qenë kandidati i opozitës së bashkuar në kryeqytet.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Hasimja u shpreh:

“Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit. Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.”

Ai shtoi se ishte befasuar nga mbështetja që mori në këto ditë të pakta nga qytetarë të shumtë:

“Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se, ashtu si edhe unë, shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur.”

“Procesi u mbyll”/ Ermal Hasimja tërhiqet nga gara për