TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.