AKTUALITET, 2 Korrik 2025, 16:05

Përmbyset rezultati/ Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humbet mandatin, "shpëton" Gaz Bardhi

Përmbyset rezultati/ Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.

Kandidatja e PS, Zegjine Çaushi, e ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më tepër. 

Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

Kujtojmë se Zegjine Çaushi, mori famë gjatë fushatës elektorale, për shkak të video selfie që shpërndante, ku i drejtohej Gazment Bardhit me nota ironie, por edhe diskriminuese. 

Me sa duket, në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të realizohet kjo përplasje Zegjine-Gazment!