AKTUALITET, 2 Korrik 2025, 13:56

Rrëfimi i sinqertë i kryepeshkopit/ At Nikolla zbulon kur është tunduar për herë të fundit: 4 muaj para se të…!

Rrëfimi i sinqertë i kryepeshkopit/ At Nikolla zbulon kur

At Nikolla Xhufka ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin. Ai ka patur një bisedë pa doreza dhe shumë të sinqertë.

Intervista ka nisur që nga fëmijëria, për të cilën ai shprehet se ka qenë ‘një fëmijëri shumë e lumtur’.

“Një fëmijëri shumë e lumtur. Një fëmijëri me zënka, në lagje, në shkollë, sepse isha shumë çapkën. Aq çapkën isha, saqë kur isha në gjimnaz, mësueset i thonin mamasë sime: “Djali yt kur të rritet ose do të përfundojë në burg, ose do të përfundojë duke shitur drogë me motor.” Ndërkohë unë përfundova në dyert e kishës”, tha At Nikolla Xhufka.

At Nikolla ka treguar detaje nga fëmijëria e deri në momentin që ka vendosur që të bëhet prift. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e ka ‘ngacmuar’ atë edhe me disa pyetje ‘pikante’.

A tundohesh fizikisht?

Ka momente që edhe tundohem, por jam i aftë që ta mbledh veten. Pra jam i aftë që ta kontrolloj veten, sepse mendoj për të nesërmen. Dakord u bë sot, po nesër? Unë asnjëherë nuk kam menduar se çfarë do të thonë njerëzit tani, për këtë që unë bëra.

Nuk e kam menduar kurrë, sepse unë nuk jam bërë Kryepeshkop për njerëzit, jam bërë për veten. Nuk jam njeri që tundohem shumë lehtë. Personi që do të kem përballë, duhet të jetë shumë i aftë të më tundojë dhe tundimet nuk i kam siç i kanë njerëzit normalë. Kam disa tundime të tjera. Janë private… Tundimet e mendjes, janë më të rrezikshme se ato të trupit.

Kur je tunduar për herë të fundit?

Ka kohë që jam tunduar për herë të fundit. Para se të bëhesha Kryepeshkop. Para 4 muajsh, fiks përpara 4 muajsh.

Ke 4 muaj pa mëkatuar?

Varet se çfarë quan mëkat. Kush është mëkat për ty, nuk është për mua dhe anasjelltas.

Çfarë të frymëzon më shumë përveç Jezu Krishtit?

Vetja ime. Njeriu në fund të ditës duhet të shikohet në pasqyrë, edhe t’i thotë vetes ‘kush jam?’.

A flet me veten? Çfarë i thua?

Po, flas. Kush jam unë? Çfarë po bëj unë? A jam mirë këtu ku jam apo duhet të isha pak më ndryshe? Mendoj shumë ato që kam kaluar, për të marrë ndonjë mësim.

Si të përgjigjet vetja para pasqyrës, kush je?

Unë jam jami! Unë jam ai që jam, thotë Krishti në Ungjill. Dhe unë këtë i them vetes. Jam jami! Pra unë jam ai që jam!

Rrëfimi i sinqertë i kryepeshkopit/ At Nikolla zbulon kur