TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Popullit ka reaguar për rastin e abuzimit seksual në Fier, ku një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht prej vitesh nga babai i saj, Zamir Meta.
Përmes një postimi në Facebook Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.
“Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.
Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje.
Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike. Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme. Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Kujtojmë se babai monstër, Zamir Meta pranoi sot para trupit gjykues se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari, babai i shtatë fëmijëve, mbërriti para togave të zeza në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme, ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ekspertiza mjeko-ligjore gjithashtu ka vërtetuar se Zamir Meta ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.
Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Gjithashtu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.