AKTUALITET, 2 Korrik 2025, 15:29

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë,

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali i përsëriti  Fortlumturisë  së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.