TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët për krijimin e një baze navale të NATO-s në Porto Romano gjatë konferencës me gazetarët.
Rama u shpreh se përveç pjesës komerciale në portin e tij është parashikuar edhe një pjesë ushtarake për financimin e të cilës do të kërkohet ndihma e NATO-s.
“Për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit. Që do të jetë në Porto Romano. Përveç pjesës komerciale parashikohet edhe një pjesë ushtarake, Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm me këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme.
Po ndërtohet baza ajrore në Kuçove që ndërkohë sa i përket portit ne do të financojmë vetë pjesën komerciale. E kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë për një financim për pjesën ushtarake. Kjo do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën mund të flasim publikisht. Ka edhe përmasën e vet ekonomike”, tha Rama.
Ai foli edhe për samitin e BE-së dhe kërkesën që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.
“Një samit i veçantë për nga kohëzgjatja dhe për nga pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat si dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese, kishte edhe një element të rëndësishëm për ne, që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut që ti çelet përfundimisht rruga fillimit të negociatave.
Një fokus të veçantë për Ballkanin Perëndimor për kompleksitetin e rajonit dhe vunerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur.
Qëndrimi ynë ka qenë i njëjti ai i njohuri, lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe që presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.
Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për Paqe që është stad tjetër i marrëdhënies me NATO. Gjithë aleanca të kuptojë se pavarësisht mos njohjes së Kosovës ndaj disa prej vendeve kjo nuk është kohë e zakonshme dhe si kohë e jashtëzakonshme kërkon edhe akte të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.