AKTUALITET, 1 Korrik 2022, 14:36

Mandati i Xhaçkës/ Ironia e deputetit të PD: Mori prona dhe s’qenka shkelje ligji? Pse mos ta marrë dhe nusja ime statusin e investitores strategjike

Mandati i Xhaçkës/ Ironia e deputetit të PD: Mori prona dhe

Mazhoranca nuk e ka konsideruar shkelje të ligjit për konfliktin e interesit dhënien e statusit të “investitorit strategjik” ndaj, Artan Gacit bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku është kërkuar heqja e mandatit të ministres së Jashtme, deputeti i PD, Saimir Korreshi ka ironizuar duke thënë se nëse kjo nuk quhej shkelje e ligjit, atëherë edhe bashkëshortja e tij duhet ta merrte statusin e Investorit Strategjik.

“Na thoni ku merret leja se akoma s’ka marrë rrogën nusja ime, po ashtu të bëjë ndonjë investim strategjik”- ka ironizuar demokrati.

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi u shpreh se “është qesharake të thuhet se përfitimi i gjithë plazhit të Drimadhës, që është pronë shtetërore, nuk është vjedhje nga pasuria publike”.

Saimir Korreshi: “Nëse është normale që bashkëshorti i një deputeteje të marri tokë publike për të vendosur shezllone, siç e thatë ju në gjuhën tuaj, nuk përbën asnjë lloj shkelje, na thoni ku merret leja se akoma s’ka marrë rrogën nusja ime, po ashtu të bëjë ndonjë investim strategjik se me 400 mijë lekë e mbaron shpejt, me dy shezllone, kalon plazhin.

Tani kjo është qesharake, që ju të thoni të marrësh gjithë plazhin e Drimadhës, hajde gjeje kush e merr. Pronë shtetërore të përfitojë, nuk është vjedhje nga pasuria publike, gjejeni ju çfarë është.”