AKTUALITET, 1 Korrik 2022, 14:22

Von Der Leyen: Jemi afër arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë! Gati për hapin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Von Der Leyen: Jemi afër arritjes së marrëveshjes me

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një njoftim të bërë në Twitter ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

Von der Leyen konfirmon se Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit të hapit të radhës, për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

Komisioni Evropian  është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Von Der Leyen.