AKTUALITET, 16 Shkurt 2026, 22:09

Drafti i “pezullimit”, Mentor Nazarko: Reagimi i Ramës është i padrejtë

Drafti i “pezullimit”, Mentor Nazarko: Reagimi i Ramës

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar nismën e qeverisë për të amenduar një nen të Kodit të Procedurës Penale për pezullimin e zyrtarëve të lartë e cilësoi të padrejtë reagimin e sotëm të kryeministrit Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Reagimi i Ramës është i padrejtë. Në planin juridik, apo teorik, norma juridike e një vendimi të tillë që do të shndërrohet në amendim të nenit 242 nuk ka karakter të përveçëm, por të përgjithshëm.

Nëse shikon në vendet e Ballkanit kufizimi i pezullimit lidhet vetëm me të zgjedhurit, përgjithësisht dhe nuk ka një mbrojtje siç po bëhet në Kodin e Procedurës Penale. Nëse ky kufizim do të bëhej për të rritur moralitetin e qeverisjes do të kuptonim vendosjen e kësaj barriere ndaj abuzimit të SPAK-ut.

Gjykata e Kushtetuese nuk e konsideroi abuzim. Nëse do të kishte një mobilizim të shumicës që po flet për një arbraritet të SPAK, nëse do të kishim një ndryshim për të mbrojtur qytetarët nga ky arbitraritet, unë do ta kuptoja që do të kishim një masë që do të frenonte arbitraritetin e SPAK-ut. Nguti për të mbrojtur këto figura e tradhëton vullnetin e saj”- tha Nazarko.