TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nismën e shumicës socialiste për të amenduar Kodin e Procedurës Penalen për të mos pezulluar disa zyrtarë të lartë, u shpreh se kjo masë i bën të praprekshëm, duke u dhënë imunitet të tepërt disa personave.
“Masa e sigurisë është ndihma që i jepet prokurorit që hetimi që bëhet pa ndërhyrje. Pra nëse prokurori kërkon një masë sigurie, si pezullimi apo arresti me burg, apo arrest shtëpie, e kërkon se ka frikë se do të përsëritet vepra penale. Kur e shikon deputetin në kohën që nis hetimi ushtron presion mbi njerëzit e vet që do të dëshmojnë, atëherë ai kërkon masë sigurie, që ky të mos e ushtrojë atë presion.
Iniciativa që është marrë sot nuk e zgjidh atë që Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese, sepse Rama bëri sikur çoi në GJK një çështje që ka të bëjë me balancën e pushteteve, jo me emra dhe 6 institucione.
Ai tha a ka të drejtë gjyqësori të ndërhyjë në çështjet e Ekzekutivit dhe Legjislativit? A ka të drejtë gjyqësori të na pezullojë ne dhe Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim, kjo është një çështje tjetër.
Ti nuk e jep përgjigjen duke shtuar këto emra, ti vetëm shton pabarazinë e këtyre njerëzve përpara ligjit. Dhe ti thua që këta njerëz nuk do t’i përgjigjen ligjit derisa të them unë, me Kod të Procedurës Penale për një çështje kushtetuese, e cila u shtrua për zgjidhje kushtetuese.
Ne kemi nevojë për një vendim unifikues të Gjykatës Kushtetuese për të siguruar balancën e pushteteve. Kjo balancë nuk i sigurua dhe ky u jep imunitet të tepërt disa personave, për të cilët do të kërkohet të hetohet pa e patur këtë pushtet.
Kjo është masa e paprekshmërisë, është masa kur qeveria del hapur dhe thotë që unë nuk prekem më, nuk jam ai demokrati, ai i ndershmi, por jam ai që jam kapur dhe nuk më bën dot asgjë sepse kam maxhorancën”- tha Abilekaj.