AKTUALITET, 8 Maj 2025, 11:14

Rrahja masive në mitingun e Berishës në Elbasan, flet gruaja e Luçiano Boçit: Ishte konflikt politik, jo banal. Do e çojmë deri në fund!

Rrahja masive në mitingun e Berishës në Elbasan, flet gruaja e

Një sherr i dhunshëm u regjistrua një natë më parë në mitingun e Sali Berishës në Elbasan, ku mbeti i plagosur edhe djali i kandidatit për deputet Luçiano Boçi. Vetë PD në një deklaratë për mediat e cilësoi një sherr tërësisht banal, por familja Boçi ka dalë kundër kësaj deklarate.

Bashkëshortja e Luçiano Boçit në një koment në rrjetet sociale e ka cilësuar politik konfliktin ku mbeti i plagosur edhe djali i saj. Komenti i Blerina Boçit është bërë në postimin e PD së Elbasanit ku thuhej se sherri ishte për motive banale, por komenti është fshirë nga postimi. 

“Skemat banditeske në veprim të plotë! Konflikti nuk është i natyrës banale, por është krejtësisht politik! Do e çojmë deri në fund”, shkruan ajo në një koment.

Gjatë përplasjes së dhunshme Parid Boçi ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Incidenti ndodhi gjatë takimit elektoral të Berishës përpara stadiumit Elbasan Arena, ndërsa fliste këshilltari amerikan i Chris LaCivita, Philip Griffin.

Rrahja masive në mitingun e Berishës në Elbasan, flet gruaja e

Rrahja masive në mitingun e Berishës në Elbasan, flet gruaja e