AKTUALITET, 17 Qershor 2025, 13:18

Dosja ‘5D’, dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës për ‘Shkelje të barazisë në tenderë’. Ja sa vite burg dha gjykata

Dosja ‘5D’, dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan  edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi,  Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Ata u gjetën fajtor për akuzën e "Shkeljes së barazisë në tendera".

Ish-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.