AKTUALITET, 17 Qershor 2025, 09:42

Ambasadori i BE: Hetoni dhe ndiqni pa frikë krimin. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për t’iu shmangur drejtësisë

Ambasadori i BE: Hetoni dhe ndiqni pa frikë krimin. Rrjetet kriminale

Ambasadori i Bashkimit Evropian ka theksuar se krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten kërcënime të përbashkëta sigurie për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe institucioneve përtej kufijve është thelbësor për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato: BE dhe Ballkani perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit.

Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione.

Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për tiu shmangur drejtësisë.

Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE.

Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht  krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE.