AKTUALITET, 17 Qershor 2025, 11:27

VIDEO/ “Show po bëjmë këtu?!”, rinumërimi i votave nis me përplasje mes vëzhguesve për 'trenin bullgar'. Fletët e pavlefshme, kalojnë...!

VIDEO/ “Show po bëjmë këtu?!”, rinumërimi i

Debate në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, rreth dy orë nga nisja e procesit të rinumërimit të votave për 4 qarqet.

Raportohet se një prej vëzhguesve të Partisë Demokratike ka konstatuar disa fletë votimi të pavlefshme në kuti, por që janë konsideruar të vlefshme për Partinë Socialiste. Këto të fundit, i përkasin bashkisë së Peqinit.

“Po dy fletët e votimit të pavlefshme, si do e shkruajnë ata?! Për çfarë po e bëjmë ne këtë, po bëjmë show ne këtu?! Është fakt, që dy fletë ishin të pavlefshme dhe janë quajtur për PS-në, kjo është konstatim?!

Është rivlerësim?! Unë dua të di o zotëri, që të pasqyrohet sa ka qenë ky rinumërim, me atë të parin. Ky që të them unë është argument shtesë?”, dëgjohet teksa thotë vëzhguesi i PD-së.

“S’ka vulë fare! Ja, kjo është pjesa e trenit bullgar. Duan t’i bëjnë përsëri të vlefshme.”

Rinumërimi do të përfshijë katër qarqe: Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin. Ky proces do të përfshijë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit, sipas vendimit të dhënë nga KAS.