TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ballafaqimi mes Xhuliano Hoxhës dhe të të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, ka bërë që në sallën e gjyqit të përmendet edhe një vajzë. Në momentin që Alibej po fliste për vrasjen e Emiliano Ramazanit, ka ndërhyrë Xhuliano Hoxha dhe ka përmendur vazjën që ishte ‘dashuria e shekullit’ e Alibejt. Por, kjo vajzë, sipas Hoxhës, ka shërbyer si informatore për lëvizjet e Ramazanit.
“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të,”- tha Hoxha.
Pjesë nga dëshmitë:
Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione.
Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt qe ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta një mafioz italian dhe bashkëpunëtor i drejtësisë).
Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve qe kishte Nuredini nga Eljo Bitri.
Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhuan ditë përpara çunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besian Xhixha dhe Enver Diva). Çunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekonda që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, Renaulti u dogj, më pas me makinën E Class shkuan për Fushë Krujë.
Xhuljan Hoxha- Alibejt: Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e përmend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çcelës une kam qenë në shtëpi. Skam lidhje fare me këte ngjarje. Procesi jonë është i padrejte fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare si fliste ai me Megi Kilën? Më shume se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbaroje ai deklarimet se kam unë për te folur për të.