TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trafikonte droge midis Busto Arsizio dhe Luginës së Aostës në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar.
Aksioni u krye në momentin që i dyshuari ndodhej në shtëpinë e tij në Pont-Saint-Martin, ku u gjetën 600 gramë kokainë dhe 100 gramë hashash.
Ai u dërgua në burgun e Brissogne, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Operacioni thuhet se u koordinua nga Zyra e Prokurorit të Busto Arsizio.
Kontrolli, raporton media italiane, u krye nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Aostës, në bashkëpunim me kolegët nga Varese dhe Busto Arsizio.
“Oficerët gjetën drogën e fshehur në dhomën e gjumit të shtëpisë, si dhe një komplet për paketimin e dozave për shitje dhe afërsisht 5,000 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafikimi i drogës sipas hetuesve”, informoi policia.
Kontrolle të tjera thuhet se u kryen gjithashtu në provincën e Vareses.