AKTUALITET, 21 September 2026, 09:54

Sarandë/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”, autorët vrarës me pagesë? Zbardhen pistat e hetimit, ku dyshon policia

Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes në Sarandë ku u vra 44-vjeçari Artan Murtaj, i cili njihej si “Tani Ruzhdiut”.

Policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.

Ndërkohë kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku janë ngritur postblloqe kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Deri tani nuk ka ende një pistë të konfirmuar për motivin e vrasjes.