AKTUALITET, 22 Janar 2024, 23:31

‘Vendimet për reformën zgjedhore i merr Gjiknuri me Alibeajn?’, Debati i ashpër i Neritan Sejaminit me Roland Bejkon

‘Vendimet për reformën zgjedhore i merr Gjiknuri me

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dhe analisti Neritan Sejamini, debatuan në emisionin “Të Paeskpozuarit”, në MCN TV për komisionin e Posaçëm të reformës Zgjedhore, që sipas Kuvendit do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i PS-së dhe Enkelejd Alibeaj i PD-së zyrtare. Ndërsa Bejko tha se do të votohen propozimet e bëra nga PD-ja e Lulzim Bashës, Sejamini iu përgjigj se ai komision nuk është gjithëpërfshirës, nëse opozita është thjesht për numër në komision.

Debati

Neritan Sejamini: Mesazhi i ndërkombëtarëve, po ta kuptosh, është që ju thotë për gjithëpërfshirje, pra ju thotë ju dhe Bashës se ju nuk jeni opozita, ajo është më e gjerë se ju.

Roland Bejko: Këtë e tha edhe Basha, edhe Alibeaj, edhe dokumenti këtu, vendimi i parlamentit, që thotë gjithëpërfshirës. Bile ka edhe një vendim të dytë që përfshin edhe deputetin e LSI-së.

Neritan Sejamini: Ndërkohë Basha tha kundër atyre që duan ta marrin peng.

Roland Bejko: E keni gabim, është gjithëpërfshirëse, e ka thënë edhe Alibeaj, keni shtuar edhe Petrit Vasilin e Partisë së Lirisë.

Neritan Sejamini: Çfarë do të thotë gjithëpërfshirëse? Që vendimet i merr Gjiknuri me Alibeajn dhe këta të tjerët rrinë aty sa për numër?

Roland Bejko: Veto kanë dy bashkëkryetarët.

Neritan Sejamini: Supozojmë se z. Vasili dhe përfaqësuesi i z. Berisha nuk është dakord. Kanë këta ndonjë mekanizëm për ta ndaluar këtë konsensus mes z. Gjiknuri dhe Alibeaj?  Çështja kryesore është: a do të ketë rol opozita, përjashtuar PD-në e vulës? Ju keni 8 deputetë këta kanë 42. Këta 42 do të kenë ndonjë rol në vendimmarrje?

Roland Bejko: Kryetarët janë aty vetëm për të menaxhuar dhe nuk janë ata për të vendosur. Kemi që në 15 nëntor që kemi dërguar propozimet.

Neritan Sejamini: Nëse Rama dhe Basha bien dakord për një formulë dhe Berisha etj nuk bien dakord, a do të votohet kjo formulë?

Roland Bejko: Patjetër që do të votohet. Mos bëj supozime. Janë 4 propozime: Një zonë elektorale, lista të hapura, votim dhe numërim elektronik, vota e diasporës, të gjitha këto janë paketë. Pala tjetër është dakord? Po nuk është dakord ne do të mbështesim variantin tonë.