TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisonin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për vrasjet shtetërore të 21 Janarit.
Sejamini tha se ngjarja është një "krim politik", ku askush nuk është mbajtur përgjegjës. Ndërkohë të dyja palët i konsideroi "të papërgjegjshëm".
"Kjo është një ngjarje, që është një krim politik. Ka vetëm viktma të ndjerët. Të gjithë të tjerët, janë në politikë dhe kanë gëzuar politikën, më shumë nga të gjithë zotin Rama, që ka patur edhe këtë argument për të ardhur në pushtet. Kemi të ndjerët të vrarë nga shteti dhe asnjë person tjetër nuk ka pësuar asgjë. Di të them se një drejtësi e vonuar, është drejtësi e munguar. Mendoj se drejtësi për këtë çështje nuk do të ketë më. 13 vite më pas bëhet e pamundur.
Politika duhet ta hetonte në thellësinë e saj. Kjo është një ngjarje më e komplikuar.
Mënyra si është thirrur protesta, mentaliteti që është thirrur dhe qëllimi i protestën. Ka patur një përpjekje për të provokuar dhe për të derdhur gjak. Pastaj shteti ka dhënë urdhër për ta derdhur gjakun. Fatkeqësisht nuk besoj se do të ketë ndonjë drejtësi.
Në këtë rast politikisht të papërgjegjshme janë të dyja palët", tha Sejamini.