AKTUALITET, 22 Janar 2024, 18:51

Bllokimi i turistëve në malin e Korabit, flet shefi i kërkim-shpëtimit të Kosovës: Terreni i vështirë, si arritëm t’i lokalizonim

Bllokimi i turistëve në malin e Korabit, flet shefi i

Përfundon me sukses pas 23 orësh operacioni i kërkim shpëtimit të dy turistëve zvicerianë në malin e Korabit. Forcat e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët iu përgjigjën thirrjes për ndihmë nga një prej guidave lokale të zonës, sapo janë kthyer në Kalanë e Dodës.

Shefi i Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, Deni Hameli theksoi se misioni nuk ka qenë i lehtë. Ai theksoi se përdorimi i helikopterit nuk ishte i mundur për shkak të terrenit prandaj iu është dashur që të riorganizojnë punën për të mbërritur në vendin ku ishin bllokuar dy turistët.

“Jemi qenë me një mision gati 24 orë. Faleminderit për vendasit që kanë kryer punën siç e kërkon tradita shqiptare. Misioni nuk ka qenë i lehtë për shkak të terrenit. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Të lënduarve janë transportuar sa më shpejt në qendrën më të afërt mjekësore. Informacioni nga erdhi nga një person që e kemi shok sepse jemi alpinista, më pas ramë në kontakt me vetë personin e lënduar dhe vazhduam me koordinim të mirëfilltë së bashku me autoritetet shqiptare.

Mali, dimri dhe temperaturat e ulëta bëjnë të veten. Ka pasur të rraskapitur sepse distanca është shumë e lartë. Është dashur për t’u kujdesur për të lënduarit, mbaruam edhe rezervat e ushqimit. Nuk e planifikuam se do të kishte kaq shumë vonesa. Për helikopter nuk kishte vend për aterimin dhe është dashur të riorganizohet procesi dhe mënyra e ecvakuimit të të lënduarve.”, u shpreh ai.