AKTUALITET, 22 Janar 2024, 23:10

Debati/ Bushati-Bejkos: Ekzistoni sepse Edi Rama ju jep vulën! Nënkryetari i PD-së së vulës: Ekzistojmë mbi baza morale!

Debati/ Bushati-Bejkos: Ekzistoni sepse Edi Rama ju jep vulën!

Andi Bushati ka debatuar me Roland Bejkon në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me Partinë Demokratike dhe vulën që e mban Lulzim Basha edhe pse shumica e partisë ka ikur prej tij.  

Bushati tha se grupi Basha ekziston vetëm sepse Rama u ka dhënë vulën. 

Debati: 

Andi Bushati: E kam pak më radikale situatën. E ke parë atë Edi Ramën si thotë? Opozitën më të mirë e kam në shtëpi, është gruaja ime... Ne jemi në një sistem që e cakton ai opozitën. Prandaj thashë, për mua nuk janë faktorë këta që e quajnë veten PD. Nuk janë faktorë dhe ne nuk duhet të merremi fare.
Nëse unë them sot, jam përfaqësuesi më i madh i komunitetin eskimez. E dëgjon Rama këtë, më jep fonde, flamur, etj. Jam cmendur unë apo Edi Rama? Mua nuk ma heq njeri të drejtën të ndihem eskimez. Puna është, kur hyn shteti, që këtë duhet ta besoni për eskimez.
Edhe Berisha edhe Gaz Bardhi edhe Basha, po bënë reformë në fund, pakt me Ramën do të bëjnë. Por, problemi është që unë si qytetar them, interesa për t’i vënë një digë pushtetit të Ramës, kush mund t’i krijojë më shumë? Këta ekzistojnë sepse Rama i jep vulën, ndryshe do të ishin si unë, eskimez. Gjithë problemi që ne kemi, është që 70-fishi i partisë ka ikur këtej dhe Rama ka caktuar që vulën duhet ta kenë këtë këtëj.

Roland Bejko: Kjo është logjikë e gabuar. Me këtë që i kanë bërë Shqipërisë dy autokratët… Rama rron gjithë jetën në pushtet me Sali Berishën. Tani Luli është pa Saliun, ta shohim njëherë. Po nuk e bëri pastaj, t’i japim duart atij dhe vjen një tjetër.
Në kushtet e një terrori mediatik, televiziv, duke hedhur baltë mbi Bashën, thoshte Basha është i kapur nga Rama, ka vjedhur dhe ka shitur partinë. Kur del sot nuk e beson njeri sepse koha i pastroi disa gjëra, tregoi se Berisha dhe Rama kanë të njëjtët oligarkë. Rasti më i fundit, është rasti në Fushë Krujë, ku një oligark aty nuk e kundërshton njeri, oligarkun Bashkim Ulaj që ndërton rrugën, del vetëm deputetja e Lulzim Bashës.
Asnjë nga ne nuk fle me hijen se do t’i trokasë SPAK në derë, apo do t’i trokasë njeri për t’i kërkuar borxh mbrapsht. Nëse Basha ka probleme me SPAK të përgjigjet si të gjithë. Ne ekzistojmë mbi baza morale dhe koha do ta vërtetojë.