TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas reshjeve intensive të borës dhe temperaturave të ulëta që përfshinë të gjithë qarkun e Shkodrës, përmirësimi i kushteve atmosferike reflektoi në përmirësimin e situatës.
Bashkia më problematike mbetet ajo e Fushë-Arrëzit ku ende janë të bllokuara disa rrugë rurale në njësinë administrative Iballë.
Temperaturat kanë zbritur në -7 gradë celsius duke mos lejuar punën për zhbllokimin e rrugës.
7 fshatra në njësinë administrative Iballë janë pa energji elektrike ndërsa nga emergjencat civile pranë prefekturës së Shkodrës kanë shpërndare 420 pako ushqimore për personat e bllokuar në zonë.
Në bashkinë Pukë termometri ka zbritur në -5 gradë ndërsa po vijon puna për zhbllokimin e qarkullimit në rrugët rurale.
Në Vermosh termometri ka zbritur deri në -11 gradë por nuk ka problematika në qarkullimin e automjeteve.