TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roland Bejko, nënkryetar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke iu përgjigjur deklaratave se Basha ka gënjyer për takimet me ambasadorët, u shpreh se ai nuk gënjen kurrë. Kjo deklaratë është shoqëruar me ilaritet në studio nga të pranishmit.
Biseda
Ylli Rakipi: Duket se Luli Basha na ka gënjyer pak (për ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore). Unë nuk jam si Ilir Meta që thotë se gënjen edhe për orën. Dini gjë si nënkryetar për këtë?
Roland Bejko: Në Shqipëri do të vazhdojë edhe për shumë kohë që z. Basha nuk gënjen, të thuhet kjo shprehja se z. Basha gënjen..
Plasin të qeshurat në studio
Ylli Rakipi: Jo unë nuk e besoj, për orën jo...
Roland Bejko: Ju jeni të lirë do ta thoni këtë, por koha do të bëjë të vetën, do të hedhë disa gjëra në kosh, do e zbardhë vetë Basha po e ndihmoi vetëveten do të dalë lart. Kjo është lufta më e madhe që ka Basha në fakt, sidomos me kthimin e dytë.
Andi Tela: Pse na kap e qeshmja kur e thua ti që nuk gënjen Lul Basha...?
Roland Bejko: Kjo është e vërtetë, kjo është sfida. Kur e thotë Doktori që e kishte bashkëpunëtor... Por kur thonë ata që i bëri deputetë, që thonë se na ka gënjyer se na bëri deputetë. Ta them unë edhe ka ndonjë çikë peshë.
Andi Tela: Po edhe ty të ka gënjyer. Të tha do të vë të parin dhe s’të vuri.