TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa në Tiranë u përplas urbani i radhës, plehrat nuk janë hequr edhe pse është fundjavë dhe kryeqyteti vijon me problemet e shumta, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka marrë malet për të anëtarësuar në PS të gjithë banorët.
Sot, sipas njoftimeve, ishte në Dajt, ku vazhdoi fushatën e anëtarësimeve të reja në Tiranë. Në Njësitë Dajt, Zall-Bastar, Shëngjergj, Zall-Herr, Bërzhitë, Krrabë dhe Lagjen 12, zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, u bëri thirrje drejtuesve për rritjen e anëtarësimeve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste.
“Ne kemi nevojë për të gjithë! Për çunat, për gocat, për ata që punojnë në privat, për ata që vijnë nga emigracioni, për ata që mund të kenë ardhur sot në Tiranë, ose për ata që kanë 5-6 gjenerata në Tiranë. Ne kemi nevojë për të gjithë! Ajo që po më pëlqen nga kjo fushatë është numri i profesionistëve, i të aftëve, i të mirëve, i studentëve me 10-ta, i atyre që janë ekselentë, i atyre që janë të suksesshëm, të cilët po na bashkohen. Ta mbajmë hapur këtë derë dhe ta mbajmë hapur partinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen dhe për të pasur një fitore edhe më të madhe vitin që vjen”, theksoi Veliaj.
Në krah të tij ishte deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i akuzuar nga opozita se fiton të gjithë tenderat e bashkisë, bashkë me të vëllanë, ish-kryetarin e komunës së Dajtit, Kujtim Qefalia.