AKTUALITET, 10 Mars 2024, 12:24

Ilir Meta zbulon propozimet e Partisë së Lirisë për familjen, nga paga e plotë për nënat deri te kredia për çiftet e reja

Ilir Meta zbulon propozimet e Partisë së Lirisë për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështetja e forcës politike që ai drejton për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes.

Meta thekson se PL propozon qe te jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes, të trefishohet bonusi i bebes, por edhe te jepet kredi deri ne 20 mije euro per çiftet e reja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se “teksa “Rilindja” po bën gjithçka për të dobësuar dhe shkatërruar familjen, Partia e Lirisë ka propozime konkrete që e fuqizojnë dhe e konsolidojnë familjen”.

Propozimet e Partisë së Lirisë:

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.

Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

Të trefishohet bonusi i bebes.

Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

Të mbështeten me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrëset e reja, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.