TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin ndaj katër të rinjve shqiptarë mbrëmjen e sotme në Itali. Nga atentati mbetën të vrarë dy shqiptar dhe dy të plagosur.
Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se para se të kriste arma grupi i shqiptarëve ishte konfliktuar në një lokal në zonën e Frosinones me një grup të rinjsh me origjinë nga Maroku.
La Republica raporton se dy grupet e të rinjve ishin pjesëtarë të bandave kriminale që operojnë në Itali. Pasi dy bandat u konfliktuan ashpër brenda lokalit, të rinjtë dolën që të sqaroheshin jashtë ambienteve të lokalit. Me të dalë nga lokali, anëtarët e bandës marokene nxorën armën dhe qëlluan me breshëri kundrejt shqiptarëve.
Pasi zbrazën armën ata hipën në makinën e tyre dhe u arratisën nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lidhur me ngjarjen reagoi më herët kryebashkiaku i Frosinone, i cili u shpreh “i shokuar”.
Mediat në Itali bëjnë me dije se dy viktimat humbën jetën në spital. Gjendja shëndetësore e dy të tjerëve është kritike. Nuk ka ende asnjë informacion mbi identitetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në mes të turmës së njerëzve ku përfshirë dhe fëmijë kishin dalë për të shijuar mbrëmjen, por mbetën të terrorizuar nga sherri mes dy bandave që përfundoi me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone Riçardo Mastrangeli.