AKTUALITET, 10 Mars 2024, 09:32

Gjykata cakton masën e sigurisë për 54-vjeçarin, Agron Puka dëshmon për atentatin para shkollës

Gjykata cakton masën e sigurisë për 54-vjeçarin, Agron
Makina e 54-vjeçarit pas atentatit

Agron Puka, i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.

54-vjeçarit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

Në deklarimet e tij para togave të zeza, 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.

Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur. Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se edhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim.