AKTUALITET, 10 Mars 2024, 09:57

Basha nuk i ndahet 'pasionit' të vjetër, kapet në aeroport duke fjetur

Basha nuk i ndahet 'pasionit' të vjetër, kapet në

Lulzim Basha është fotografuar sërish duke fjetur në një mjedis publik. Një foto e shkrepur në një sallë pritjeje aeroporti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shihet duke fjetur në stol, teksa pret orarin e fluturimit të tij. Ai ka zgjedhur pjesën fundore të sallës së pritjes, afër shërbimit të pastrimit dhe të furnizimit për lokalet e aeroportit, por edhe aty nuk i ka shpëtuar kameras, që e ka kapur sërish në...gjumë. 

Basha dje ishte i pranishëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku prezantoi rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

Fotot e Lulzim Bashës duke fjetur janë bërë të famshme prej vitesh, aq sa edhe kundërshtarët i thonë “gjumash”.

Basha nuk i ndahet 'pasionit' të vjetër, kapet në

Basha nuk i ndahet 'pasionit' të vjetër, kapet në