AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 10:38

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, sot seanca në Apelin e GJKKO. Kryebashkiaku ka ofruar edhe garanci pasurore

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, sot seanca në Apelin e GJKKO.

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 do të mbahet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova.

Ndërkohë mësohet se Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”.