AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 23:14

“Jeni opozitë burokratike, nuk keni aksion të qartë politik”, Abilekaj debaton me deputetin e PD-së për protestat

“Jeni opozitë burokratike, nuk keni aksion të qartë

Analisti Enton Abilekaj debatoi me deputetin e PD-së, Gjin Gjoni, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për rolin e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së në protestat e opozitës. Abilekaj kritikoi lidershipin e PD-së duke e quajtur opozitë burokratike që pret që pushtetin t’ia dhurojnë njerëzit, ndërsa ajo të rrijë komode. 

Pjesë nga debati: 

Abilekaj: Unë ju dëgjova dhe kishte disa gjëra që nuk i kuptova. Ju thoni se mediat ndërkombëtare janë sensibilizuar. Ju thoni molotovët s’janë tanët. Mos do ishte më mirë të lini ata të dalin? Çfarë është ky kompleksi pse hidhen ato? PD po kërkojnë të destabilizojë politikisht vendin apo jo? 

Gjoni: Absolutisht po. Skenarët janë që PD do të kërkojë destabilizimin e politikës.

Abilekaj: Ju keni dalë në protestë që të destabilizoni vendin deri në atë pikë sa Rama t’u kërkojë të uleni dhe të kërkoni qeverinë teknike. Nëse nuk bëni destabilitet politik, si mund të ketë qeveri teknike? 

Gjoni: Nuk po më kuptoni. Unë thashë se janë tre protesta.

Abilekaj: Nuk do t’u kuptoj derisa të më flisni me gjuhën e opozitës burokratike. Këtu flitet për një opozitë me një regjim, jo për një opozitë me një qeveri që nuk na pëlqen. Opozitë me një njeri që ka të gjitha pushtet t’i s’mund ta bësh pa molotovë, pa u përleshur me ato mjetet me të cilat mban rregjimin në këmbë. Nëse nuk sakrifikon dhe nuk përleshesh.

Gjoni: Unë shkoj përtej asaj që thotë zoti Abilekaj që PD duhet të ketë 2-3 persona që të sakrifikojnë për këtë kauzë të PD-së, edhe burgun.

Abilekaj: Duhet ta udhëhiqni ju, se ju s’mund të rrini në pozicione komode dhe të dalin ca. Ju duhet t’i udhëhiqni. Nëse grupi parlamentar, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar rrinë ashtu dhe thonë hajde dalim dhe thërrasim ca njerëz që të hedhin molotovin, dhe pastaj distancohemi, nuk ka për të patur. Këtu është problem. 

Gjoni: PD nga protesta e parë në të tretë ka ngritje të temperaturës.

Abilekaj: Molotovët e kanë ngritur. Ju s’keni aksion të qartë politik. Në janar Rama deklaroi se u dhamë kompensim atyre që iu dogjën shtëpitë në Delvinë, 7 muaj ata pa shtëpi pa biznes dhe s’ka shkuar një deputet atje. Se janë opozitë burokratike. Ku janë deputetët e PD-së për banorët e përmbytur në Durrës? Kjo është opozitë burokratike. Ku janë ata që iu prishën shtëpitë dhe i përzënë me 2 lekë? Ju duhet të jeni me njerëzit dhe të drejtoni njerëzit. Kjo e bën opozitën të besueshme, që ta pushtosh Tiranën dhe të mos ketë as polici  që tu heqë prej aty pa marrë marrëveshje politike.