AKTUALITET, 23 Shkurt 2026, 23:03

"Pse nuk shkojnë deputetët e PD në Rrjollë?!"/ Gjin Gjoni: Duhet të shkojnë deputetët e Shkodrës, PD të mbështesë çdo protestë!

"Pse nuk shkojnë deputetët e PD në Rrjollë?!"/

Deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u pyet nga gazetari Andi Tela, për protestën e banorëve të Rrjollit, të cilëve nuk i janë bashkuar deputetë apo përfaqësues të PD, për kauzën e tyre. 

Gjoni tha se atyre duhet t'ju bashkohen deputetët e Shkodrës dhe shtoi se PD duhet të shkojë në çdo protestë.  

Andi Tela: A duhet të shkojnë deputetë të PD në Rrjoll?

Gjin Gjoni: Edhe për shkak të një kodi të marrëdhënieve mes qarqeve, duhet të shkojnë deputetët e qarkut Shkodër, padyshim do të shkoj edhe unë, apo të tjerë, që ti mbështesin në çdo protestë të ligjshme dhe e mbështetur mbi baza ligjore. PD duhet të mbështesë çdo protestë, jo vetëm të Rrjlloit, apo Librazhdit, minatorëve, çdo protestë sado e vogël të jetë. Apo edhe protestën me katër veta të Lapajt. Çdo protestë kundër mënyrës së qeverisjes, represionit të shtetit, nivelit të lartë të korrupsinit, por edhe çdo protestë që ka të bëjë me interesin qytetar.