AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 08:57

Parashikimi i motit për ditën e sotme. Ku pritet të ketë reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e sotme. Ku pritet të ketë

Gjatë ditës së sotme, e martë 24 shkurt, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës mund të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, parashikohen kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, duke përfshirë zonat qendrore dhe verilindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 7 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke bërë që kushtet të jenë të qeta për lundrim, por këshillohet vigjilencë për varka të vogla.