AKTUALITET, 27 Korrik 2024, 08:30

Vlorë, vazhdon djegia e plehrave në mes të sezonit turistik

Vlorë, vazhdon djegia e plehrave në mes të sezonit turistik

Zjarr, tym dhe blozë mbi të gjithë qytetin e Vorës pikërisht në mes të sezonit turistik.

Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Gjatë natës zjarrfikësja dhe ushtria kanë vijuar punën për të shuar flakët, por pa qenë e mundur që të gjitha vatrat të neutralizohen.

Fusha e mbetjeve në Vlorë ka mbi dy ditë në flakë. Ky është viti i katërt që ndodh e njëjta gjë në mes të sezonit.

Gjithçka është peng e burokracisë qendrore dhe lokale, të bashkisë që pavarësisht se iku Dritan Leli dhe erdhi Ermal Dredha nuk ka ndryshuar asgjë.