TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm me votat e mazhorancës Kuvendi ka miratuar ligjin për Policinë e Shtetit. Ligji mori 76 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, 19 kundër dhe 2 abstenim.
Në fjalën e tij në Parlament, Balla tha se trajtimi i qytetarëve është në thelbin e këtij projektligji, ndërsa u shpreh se “ligji përmirëson organizimin e policisë së shtetit”.
Balla u shpreh se shumica e punonjësve të policisë janë njerëz të respektuar, por tha se për asnjërin nuk mund ta vendosë dorën në zjarr.
“Pjesë më e madhe e punonjësve të policisë së shtetit janë njerëz të respektuar dhe të dedikuar për të bërë punën me ndershmëri. Por për asnjërin nuk e ve dorën në zjarr, sepse edhe agjencitë që kanë raportuar në Kuvend edhe unë e kam thënë shpesh herë, janë 253 procedime për një vit, që turpërojnë uniformën e Policisë së Shtetit.
Prandaj duhet ta çojmë përpara vetëpastrimin e policisë së shtetit, prandaj dua që edhe opozita ta mbështeste këtë ligj, i cili është një ligj që synon të projektojë policinë e shtetit brenda këtij vizionit të madh 2030 të Shqipërisë tonë të përbashkët.
Unë nuk jam më optimist sesa duhet, por një gjë e kam bindje që në 2030 Shqipëria është anëtare e BE dhe prandaj secili prej nesh ka përgjegjësinë që të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur objektivin historik” tha ndër të tjera ministri Balla, i cili tha se janë zbatuar të gjitha rekomandimet e OSBE.