TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas italian ka përfunduar në pranga dhe një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Kavajës këtë të premte.
Këta dy shtetas dyshohet se kanë aksidentuar mesditën e sotme në aksin Kavajë-Golem një këmbësor i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Teksa dy autorët e dyshuar të cilët po lëviznin me një mjet, pas aksidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.
Ndërkohë është shpallur në kërkim V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.
Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.
Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.