TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës të nxjerrë nga puna katër mujore e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.
Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport, ndërsa ai i PS u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër u miratua në Kuvend.
Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK gjetjet, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit.
Salianji prezantoi raportin e opozitës në Kuvend, duke thënë se drejtori i IT, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është emëruar në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që theksoi se të dhënat e TIMS i janë shitur grupeve kriminale.