AKTUALITET, 16 Nëntor 2024, 12:38

Varësia/ Ngacmonte seksualisht me mesazhe nxënëset e tij të mitura, bashkëshortja e mësuesit korçar: Ishte i alkoolizuar, nuk është i tillë

Varësia/ Ngacmonte seksualisht me mesazhe nxënëset e tij të

Bledar Duro, mësuesi 41-vjeçar i vizatimit në shkollës “Sotir Gura” në Korçë do të qendrojë në burg ende. Kështu ka vendosur Gjykata e Korçës për Duron i cili akuzohet për ngacmimin seksual të dy nxënëseve të tij.

Gazetarja Lorena Kodra ka arritur të komunikojë në ambientet e gjykatës me bashkëshorten e tij. Gruaja e ka justifikuar burrin e saj duke thënë se është i alkoolizuar dhe veprimet mund t’i ketë kryer nën efektin e alkoolit.

Sipas saj, 41-vjeçari është trajtuar disa herë në spital për varësinë ndaj alkoolit dhe gjykata duhet ta marrë parasysh këtë gjë, pasi siç tha ajo burri i saj nuk njihej për veprime të tilla në Korçë.

Ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.