AKTUALITET, 16 Nëntor 2024, 11:09

Mësuesi që u dërgoi dy nxënësve mesazhe me përmbajtje seksuale mbërrin në Gjykatë, familjarët e presin duke qarë: O Bledi

Mësuesi që u dërgoi dy nxënësve mesazhe me

Mësuesi i artve pamore, Bledar Duro, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare ka dalë sot para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë.

Ai mbërriti në Gjykatën e Korçës me pranga në duar i shoqëruar nga forcat e policisë.

Ndërkohë jashtë institucionit të drejtësisë ndodheshin të afërm të tij.

“O Bledi”, e thërret një e afërme, teksa mësuesi del nga furgoni për t’u futur brenda ambienteve të gjykatës.

Ndërsa një grua në video, e cila dëgjohet duke qarë, i thotë: “Hajde halle”.