AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 22:34

Detajet e reja/ Aksioni policor: Gjendet kokainë dhe përzierës në fshatin Qerekë, dyshohet për laborator droge te “Kodra e Diellit 2”

Detajet e reja/ Aksioni policor: Gjendet kokainë dhe përzierës

 

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar nga policia shqiptare, në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet spanjolle.

Kontrolle janë zhvilluar jo vetëm tek “Kodra e Diellit 2”, por edhe në Qerekë të Fushë Krujës. Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur sasi kokaine te një banesë në fshatin Qerekë dhe përzierës. Ndërsa te ‘Kodra e Diellit 2’ dyshohet për laborator droge.

Më herët uniformat blu e kishin nisur operacionin e drejtuar nga SPAK dhe autoritetet spanjolle në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Por më tej grupi i dytë është drejtuar drejt bazës së dyshuar në zonën e Niklës. Me sirena dhe forca të shtuara, efektivët e Policisë dhe Operacionales po zhvillojnë kontrolle, sekuestrime dhe arrestime. Informacionet janë të rezervuara, edhe për shkak të sekretit hetimor dhe aksionit në proces dhe sipër.