AKTUALITET, 16 Nëntor 2024, 12:09

Vendimi/ U denoncua nga 2 nxënëse të mitura për ngacmim seksual, Gjykata lë në 'arrest me burg' mësuesin e artit pamor

Vendimi/ U denoncua nga 2 nxënëse të mitura për ngacmim

Gjykata e Korçës lë në 'arrest me burg' mësuesin e artit pamor të shkollës 9-vjeçare Sotir Gura i akuzuar për ngacmim seksual. Mësuesi i artit pamor u denoncua nga dy nxënëset e mitura.

Mësuesi i vizatimit, 45-vjecari Bledar Duro u prangos më 13 nëntor 2024, me akuzën e ngacmimit seksual, pasi dy nxënëset e tij, të moshës 14-vjecare e denoncuan në polici. Ato paraqiten si prova mesazhet erotike qe mësuesi u dërgonte prej një muaji në aplikanicionin whatsaap.

Prindërit e shkollës 9-vjecare në Korçë bëjnë përgjegjëse Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë e Arsimit për punësimin pa kritere dhe mungesën e kontrollit ndaj mësuesve. Përballë shqetësimit të tyre të drejtë vjen arroganca e Drejtoreshës së Arsimit, e cila refuzon median, duke e adresuar tek Ministria e Arsimit.