AKTUALITET, 16 Nëntor 2024, 11:42

Zbulimi i laboratorit/ Ekspertë të huaj për përzierjen e kokainës, grupi vepronte prej disa kohësh, detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë dhe disa rrethe

Zbulimi i laboratorit/ Ekspertë të huaj për përzierjen e

Detaje të reja dali nga operacioni antidrogë i SPAK në bashkëpunim me forcat operacionale dhe agjentë spanjollë, që është shtrirë në disa qytete.

Eshtë arrestuar pronari i banesës ku u zbulua laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës, si edhe disa shtetas të huaj.

Burime nga SPAK për gazetaren thanë se shtetasit e huaj ishin ekspertë në ndarjen e kokainës, ndërsa ka dyshime se grupi kriminal operonte prej kohësh në vendin tonë.

Sasia e gjetur e drogës ende nuk është përcaktuar pasi është e papërpunuar. Ndërsa në laborator raportohet se kishin arritur të përpunonin vetëm 2 kg kokainë.

Në mesnatë, operacioni u fokusua edhe tek “Kodra e Diellit 2”,  ku u gjet një sasi droge. Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera.

Grupi kriminal raportohet se ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Shkozet, Kavajë, Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Qerekë.