AKTUALITET, 11 Tetor 2025, 14:38

Sulmuesi përfundon në tribunë, Sylvinho merr vendimin para sfidës me Serbinë

Sulmuesi përfundon në tribunë, Sylvinho merr vendimin para

Shqipëria luan në Leskovac ndaj Serbisë në orën 20.45, në sfidën kualifikuese të botërorit. Për këtë takim, trajneri i kuqezinjve, ka vendosur që të dërgojë në tribuna Nazmi Gripshin.

Sulmuesi i cili u ftua pas dëmtimit të Pajazitit, nuk do jetë në dispozicon për këtë ndeshje. Gripshi mund të debutojë pas disa ditësh, në miqësoren ndaj Jordanisë.