AKTUALITET, 11 Tetor 2025, 10:41

Kërcënoi kryesekretaren e Gjykatës, procedohet në gjendje të lirë 75-vjeçari në Fier

Kërcënoi kryesekretaren e Gjykatës, procedohet në gjendje

Policia ka nisur hetimin ndaj një 75-vjeçari, pasi për shkak të shtyrjes së seancës gjyqësore ka fyer dhe kërcënuar Kryesekretaren e Gjykatës së Fierit. 75-vjeçari banues në Fier është proceduar në gjendje të lirë. 

“Materialet iu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.