AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 18:31

Udhëzim të gjitha degëve të PD, nis procesi i analizës së brendshme për rezultatin e 11 majit

Udhëzim të gjitha degëve të PD, nis procesi i analizës

Pas takimeve të ish-deputetit Ervin Salianji me strukturat e PD në Durrës, në selinë blu ka nisur një lëvizje e re organizative.

Partia Demokratike u ka dërguar një udhëzim të gjitha degëve në rrethe, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Në dokument kërkohet nisja e menjëhershme e analizës së brendshme për rezultatin e humbur në zgjedhjet e 11 majit, me qëllim identifikimin e gabimeve dhe riorganizimin e strukturave në terren.