AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 16:18

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të

Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar.

Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.