AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 18:11

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit tek Mbikalimi i Kamzës dhe pezullon punimet. 3 katet e objektit 14-katësh ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit tek Mbikalimi i Kamzës dhe

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit i ka vendosur shiritin një objekti 14-katësh, i cili ka rezultuar pa leje ndërtimi.

Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut tek mbikalimi i Kamzës.

Objekti është me14 kate mbi toke dhe 1 kat nentoke, 3 kate jane realizuar pa leje ndertimi.

Objekti eshte pezulluar dhe është vënë shiriti.