AKTUALITET, 19 Korrik 2023, 20:11

U vra me breshëri plumbash në sy të vëllait, Lekstakaj kohët e fundit ruhej, por u ekzekutua 300m nga banesa e tij

U vra me breshëri plumbash në sy të vëllait, Lekstakaj

Nikolin Marku Lekstakaj ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij Bledar Lekstakaj kur është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mendohet sipas hetuesve se kanë qenë dy ekzekutorë të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit, i cili kishte ndaluar në një market ku sapo kishte blerë një pije freskuese, 300 metra nga banesa e tij. 

Po kështu mësohet se viktima bënte lëvizje të kufizuara prej kohësh, por sidomos pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti.

Dyshohet se pikërisht hakmarrja është motivi i vrasjes së sotme, që ndodhi 3 muaj pas asaj të Nikulajt. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, teksa ka ngritur postblloqe të shumë dhe po kreh zonën në kërkim të tyre.