AKTUALITET, 31 Maj 2024, 09:56

U torturua nga 27-vjeçari palestinez, dëshmia e shqiptares: Ramë dakord të shkonim në shtëpinë e tij

U torturua nga 27-vjeçari palestinez, dëshmia e shqiptares:

“Të dy ramë dakord të shkonim në shtëpinë e tij për të bërë seks”, ka deklaruar 34-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë, përdhunua dhe torturua nga një i ri në Greqi. 

Ajo ka rrëfyer se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se ishte takuar me të ditën e hënë (27 Maj), por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj.

Gjithashtu ai ka vazhduar ta dhunojë dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 34-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.

Ndërkohë 27-vjeçari është arrestuar nga policia greke.

Shqiptarja ka përjetuar makth të pafund në duart e 27-vjeçarit në Omonia. I riu dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë e braktisur.

Historia e tmerrshme u zbulua mesditën e së hënës, kur oficerët e policisë po kalonin në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou në Athinë, dhe u përballën me 27-vjeçarin dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një thikë. Ai u dërgua në komisariat dhe u arrestua.

Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, teksa një patrullë policie po kalonte në rrugën Xouthou, dëgjuan një person që bërtiste duke kërkuar ndihmë nga një ndërtesë e braktisur.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë dhe kanë konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një grua të mbyllur brenda.

Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren shqiptare, të lidhur në të gjitha gjymtyrët me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.

Gruaja pasi është dërguar në komisariat ka identifikuan 27-vjeçarim që e torturoi dhe më pas ka marrë ndimën e parë duke u tranportuar në spital.