TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mazhoranca ka votuar ditën e sotme komisionin "anti-korrupsion", një nismë ende e paqartë që është interpretuar edhe si përpjekje për të frenuar SPAK-un.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe pozicionin e opozitës, nëse duhet të marrë pjesë në komision apo ta bojkotojë atë.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: A duhet të marrë pjesë opozita në Komisionin Anti-Korrupsion?
Andi Bushati: Është vetëvrasje.
Neritan Sejamini: Opozita duhet të marrë pjesë. Loja që po bën Rama është kjo, do të miratojë ligje që do t'i bëjë siç do vetë që do t'i shesë dhe fshehë shumë bukur. Do të paketohen nga ekspertë. Opozita duhet të vendosë disa kushte. Ligjet nuk i bëri parlamenti por disa teknicien te dera për reformën në drejtësi. Nëse opozita hyn dhe vendos kushte...
Andi Bushati: Nuk të lë ai asnjë kusht.
Neritan Sejamini: Ja po them një kusht, nuk do të preket neni x.
Andi Bushati: Kjo ndodh vetëm po të ketë të drejtë të vetos.
Neritan Sejamini: U tentuan këto gjëra? Opozita vetëm e ka sharë dhe thotë je vëllai i Olsi Ramës. Edi Rama po përsërit të njëjtën skemë si reforma në drejtësi. Opozita ka gjithë informacionin, di çfarë thonë të huajt, do të flasë me ta, do të ketë tagër. do të ngrejë shqetësimet. Çfarë alternative ka? Të mos futet dhe të rrijë kot? Apo të marrë informacionin, kushtet, kontaktet me të huajt?
Preç Zogaj: Unë them nuk duhet të shkojë sepse ëhtë nismë absurd për t’ju mbivendosur komisioneve që janë funksionale. Rama do ta përfshijë opozitën për të arritur aty ku do vetë. Opozita, në vitin e fundit të qeverisë, ia ka parë sherrin bipartizanizmit. Unë them se opozita duhet të mbajë qëndrim rast pas rasti për ndonjë ligj konkret. Nëse ka nisma ligjore të dobishme të shqyrtohen.
Andi Bushati: Nuk duhet të marrë absolutisht pjesë, sepse bëhet fasadë e një gjëje që nuk e ka kuptuar akoma. Nuk mund të futesh qorrazi pa ditur qëllimin.
E dyta, sepse ftesa është denigruese. Kush e ka parlamentin, Rama dhe Spiropali thoshin ftojmë opozitën të marrë pjesë, nga dhjetë minuta fjalim, nëntë minuta sharje për opozitën. Mund të ftosh dikë duke e sharë? E treta, opozita ka një problem real, ka vota për ti penguar ndryshimet me 2/3 dhe 3/5, nëse i ka, nuk ka pse merr pjesë te fasada. Mund të bëhen lolo në komision dhe Rama sërish voton. Duke marër pjesë ka shumë c’të humbasë dhe asgjë të fitojë.
Neritan Sejamini: Kështu është në çdo parlament, opozita nuk ka shumicë.
Andi Bushati: Ramë dakord që kjo është një qershi mbi tortë e mbivendosur, e shpikur nga asgjëja. Opozita ka edhe një problem koherence. Nuk mund të rrish nga ballkoni te selia, duke thënë se Rama ka kapur SPAK dhe pastaj të marrësh pjesë në një komision për të penguar Ramën që të kapë SPAK.
Ylli Rakipi: Ju ndoqa me shumë vëmendje dhe kuptoj një gjë të thjeshtë, opozita si të shkojë, si të mos shkojë, fiton Edi Rama...
Andi Bushati: Po, brënda e ka...
Ylli Rakipi: Fiton gjithmonë lideri...